Kupa e Shqipërisë zhvilloi dje aktin e parë të ndeshjeve gjysmëfinale, ndërsa Bylis fitoi me përmbysje ndaj Tiranës (2-1). Ndeshja e “Adush Muçës” ishte e përfolur edhe pas 90 minutave, duke hedhur akuza të forta për vetë rezultatin dhe lëvizjet e koeficientëve.

Nëse hedhim një sy te koeficientët në kompanitë ndërkombëtare, fitorja e Bylis kuotohej me 4.0, 24 orë përpara nisjes së duelit, ndërsa orët e fundit fitorja e Bylis u kuotua me 2, dukshëm favorite përballë Tiranës.

Lëvizjet e çmendura të koeficientëve ishin edhe me nisjen e duelit, ndërsa goli i bardhebluve ishte i pritshëm sipas basteve. Me rezultatin 0-1, goli i radhës për Bylis kuotohej 1.12, ndërsa i bardhebluve 9.0, duke hedhur dyshime se ndeshja ishte luajtur në baste.

Nëse shohim koeficientët, teksa ndeshja ishte 0-1. fitorja finale e Tiranës kuotohej 5.0, ndërsa ajo e Bylis 1.67./newsport/