Robert Lewandowski e konsideroi mjaft të vështirë për të vitin që kaloi. Gjë që e dëshmojnë edhe statistikat e tij në fushën e blertë. “Në vitin 2023 ishte një kohë kur ndihesha, jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht më i dobët.

Të gjitha gjërat e këqija dhe negative dukej se u bashkuan në një moment. Gjithçka u grumbullua, – shpjegoi sulmuesi polak. – Sigurisht, edhe unë bëra gabime.

Rashë në një lloj rryme dhe u desh goxha kohë për të dalë prej saj, për t’u kthyer në normalitet. Në futboll nuk është aq e lehtë të dalësh nga gropa, në një ose dy javë.

Gjatë asaj periudhe bëra teste fizike dhe stërvitje individuale në kohën e lirë, doli se dukesha mirë. Kjo më dha shumë përgjigje, gjithashtu. Tani ndihem mirë fizikisht, dua ta ndihmoj maksimalisht Barcelonën”./telesport/