Robert Lewandowski ishte një nga shumë lojtarë të Bayernit të cilët shkëlqyen në fushën e “Totenhem Stadium” të martën në mbrëmje.
Polaku gjeti golin e parë të tij në fund të 45 minutave të para, duke e dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.
Por për numrin 9, ai që shkëlqeu në ndeshjen e Champions-it ishte Serge Gnabri.
Në 20 minutat e para nuk luajtëm mirë, pjesa e dytë ishte ndryshe. Ishte një natë magjike, jam i lumtur për skuadrën. Totenhemi bëri një ndeshje të mirë, por ne ishim më mirë.
Gnabri? E pabesueshme çfarë ka bërë ai. Nuk është e lehtë të shënosh katër gola në një kompeticion të tillë. Jam shumë i lumtur për të”, tha polaku.