Liria e Prizrenit qe drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ka fituar serish ne kampionatin kosovar te Liges se Pare dhe pas ndeshjeve te javes se shtate te tij, ka kapur kreun e renditjes.

Pasditen e sotme prizrenasit kane luajtur ne transferte ndaj ekipit te Drenasit dhe kane fituar me rezultatin 1-0 por i ka mjaftuar per te marre nje trepikesh me shume vlere, me te cilin ata jane ngjitur ne kuoten e 16 pikeve. Ne kete takim ka munguar kapiteni i kesaj skuadre, mesfushori Alsid Tafili i cili ka ndjere disa shqetesime ne gju dhe eshte lene pushim nga stafi.

Liria ne fakt nuk kryeson e vetme pasi me kaq pike jane edhe Malisheva dhe Istogu, por me siguri qe ne javet e ardhshme, eksperienca e kesaj skuadre do te dale ne pah per te krijuar shkeputjen prej tyre dhe per te ecur e sigurte drejt Superliges.

Trajneri Samuel Nikaj po ben ashtu si duhet detyren e tij edhe me kete skuader dhe me shume siguri do te arrije ta ngjise edhe ate ne kategorine me te larte te futbollit kosovar ashtu siç beri vjet me Vushtrrine apo para tre vitesh me Flamurtarin e Prishtines apo dhe me Kastriotin e Krujes ne Shqiperi.

Nese e arrin edhe me Lirine padyshim qe do te ishte nje sukses i jashtezakonshem sepse do te behej ekipi i katert rradhazi qe ai do te ngjiste ne Superlige ne kater vitet e fundit.
www.shkodrasport.com