Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ka uruar klubin Vllaznia dhe presidentin e saj Alban Xhaferi per suksesin e arritur se fundi, shoqeruar me fitimin per te dytin vit me rradhe te trofeut te Kupes se Shqiperise.

Permes nje letre urimi, numri 1 i futbollit shqiptar shkruan se Vllaznia e meritoi plotesisht kete trofe dhe njekohesisht i uron suksese edhe ne arenen nderkombetare per nje perfaqesim sa me dinjitoz te futbollit shqiptar. Ja letra e plote e derguar prej tij dhe e publikuar ne faqen zyrtare te Vllaznise:

I nderuar z.Xhaferri, I dashur Alban,

Dëshiroj që nëpërmjet kësaj letre, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit por edhe timin personal, t’ju shpreh vlerësimet maksimale për fitimin e titullit të Kupës së Shqipërisë 2022. Ky titull plotësisht i merituar për KF Vllaznia vjen pas një sezoni të bukur dhe një ecurie me paraqitje të shkëlqyera në momentet vendimtare të kampionatit.

Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për Klubin e Futbollit Vllaznia, në mënyrë që të zhvillojë një paraqitje akoma më të denjë në kompeticionet europiane për këtë sezon dhe të nderojë futbollin shqiptar.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme juve dhe klubit që ju drejtoni!

Juaji sinqerisht
Armand Duka
President