Marrin fund te gjitha dilemat dhe lajmet kontrakditore per te ardhmen e Vllaznise ne Kupat e Europes. Ka qene vete klubi shkodran i cili pak minuta me pare permes faqes zyrtare ka njoftuar se do te luaje ne turin e dyte te “Conference League”.

Nje lajm te tille ia ka dhene Federata Shqiptare e Futbollit pas kontakteve te saj te fundit me UEFA-n e cila ka sjelle edhe listen e ekipeve pjesmarrese ne kete kompeticion.

Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit shkodran:

“Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitures e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik”.