“Endrra ime ka qënë qe një dite emri im të shkruhet në listen e fituesve të Lezhës”. Fabio Kola është i riu nga Lezha i cili u shpall fitues në kampionatin Kombëtar Natural Bodybuilding dhe Fitnes Men’s Senior. Kola tha se ishte një emocion i madh për të cilen ja vlejti edhe sakrifica.

Lezhjani Fabio Kola, thotë se sfida e radhës do të jetë të shtunën, ndërsa ka bindjen se to jetë serisht triumfues duke sjell serisht në vëndin e tij fitorën e radhës.

ër ushtrimin e këtij sporti kostot financiare janë shumë të mëdha, por kampioni lezhjanë thotë se nga shteti nuk kanë patur asnjë përkrahje.
Trajneri Elson Prenga thotë se pjesa e ushqimit ka qënë shumë e vështirë pas ky sport kërkon diete drastike, ndërsa kërkon një mbeshtje më të madhe nga me qellim qe në të ardhmen te kemi sa më shumë rezultate.

Të rinjtë lezhjan kanë nisur përgatitjet intensive në mënyrë që të rrembejnë serisht një tjetër fitore në kampionatin europian që do të zhvillohet të shtunën. Ata kërkojnë nga ana e bashkisë krijimin e një hapësirë dhe mundësie finaciare që vitin tjetër, kampionatin Kombëtar Natural Bodybuilding dhe Fitnes Men’s Senior të zhvillohet në qytetin e Lezhës