Dita e neserme po pritet me shume interes ne Shkoder dhe jo vetem. Kampionia e Shqiperise ne futboll per femra- Vllaznia, do te mesoje emrat e tre ekipeve me te cilat do te ndeshet ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”.

Shorti do te hidhet ne ren 13.00 ne Nion te Zvicres dhe ne kete moment historik, nuk do te mungoje te jete i pranishem ne sallen ku do te hidhet ai edhe nje perfaqesues i Vllaznise. Behet fjale per menaxherin e ketij ekipi Oliver Matija.

Ai ka qene me fat edhe ne momentin e hedhjes se shortit te turit te dyte kur “u peshkua” ekipi ukrainas Vorskla Kharkiv dhe shpreson te jete i tille edhe neser duke shpresuar shume qe te kete ndonje emer te madh si kundershtar te mundshem, por edhe ndonje tjeter me te cilin mund te rivalizohet.

Siç kemi bere te ditur, Vllaznia do te jete ne vazon e katert bashke me Benfiken, Romen dhe Zyrih. Tashme ajo pret te mesoje se me cilat skuadra do te ndeshet. Vazoja e pare eshte e perbere nga kampionia ne fuqi Lioni si dhe Barcelona, Wolfsburgu dhe Çelsi. E sigurte eshte qe me njeren prej tyre do te jete ne grup Vllaznia.

Ashtu siç eshte e sigurte qe do te jete ne grup edhe me njeren prej 4 skuadrave te vazos se dyte (Paris SG, Bajern, Sllavia Prages dhe Arsenal) si dhe me njeren nga vazoja e trete (Rosengard, Juventus, Real Madrid dhe St. Polten)./SHKODRA-SPORT.COM/