Kete vit Vllaznia eshte shnderruar krejtesisht qe me ardhjen ne krye te ekipit te sponsorit Alban Xhaferi si dhe te timonierit kroato gjerman Thomas Brdaric.
Vllaznia aktualisht po ben nje sezon te mire ndryshe nga sa jemi mesuar te shohim ne sezonet e meparshme ku ekipi shkodran luftonte per te mos rene nje kategori me poshte, por tashme gjerat kane ndryshuar per mire dhe tani Vllaznia eshte ne gare per titullin kampion por dhe per fitimin e Kupes se Shqiperise.
Sipas statistikave shihet se shanset jane te medhaja qe Vllaznia te marre pjese ne Kupat e Europes, por diçka e pengon kete pjese dhe ajo eshte licensimi.
Ka mbetur dhe 1 jave kohe qe drejtuesit e klubit te bejne dokumentet e duhura qe vlejne per licensimin e skuadres per Kupat e Europes dhe ato duhet te nxitojne.
Disa dite me pare drejtuesit e larte te klubit siç jane sponsori Xhaferi, drejtori sportiv Djarmati si dhe juristi Dibra jane shprehur optimist me deklaratat e tyre duke thene se po behet c’eshte e mundur per te arritur kohen e licensimit.
Deri tani Vllaznia rrezikon se tepermi mos pjesemarrjen ne Kupat e Europes dhe gjithcka te shkoje dem vetem per kete shkak. Ne keto kohe mos te mendojme gjera te tilla por te shpresojme qe liçensimi te mos vonoje e ne fund te na gezoje te gjitheve.
Andi GJURGJEJ