Në një deklaratë dhëne sot në mbrëmje, në emisionin sportiv “Ora Sport”, administratori i skuadrës së Vllaznise, Suad Lici ka akuzuar duke thënë se:

“Luhet me shumë jashtë fushe, sesa brenda fushës”,- e madje Lici ka vazhduar duke akuzuar ku sipas tij presidenti i Bylisit ka ndërhyrë tek arbitrat që kanë gjykuar takimet mes Vllaznisë dhe Bylisit. Në një reagim zyrtar, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka reaguar duke thene se:

“Jam habitur nga deklaratat e administratorit te Vllaznise Suad Lici, që janë të pavërteta. I kërkoj që ose të tërheqi ato shpifje që ka thëne duke kërkuar falje publike.

Ose për prishje te imazhit tim si president dhe për akuza te pavërteta duke shpifur dhe hedhur balte ne mënyre të padrejtë do të bëjmë kallëzim penal ne Prokurori”,- tha presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj në reagimin zyrtar.