Teuta e Durrësit ka shënuar fitore bindëse ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 94:57 (25:12, 20:7, 27:20, 22:18), në kuadër të javës së shtatë të Ligës Unike. Basketbollistet shkodrane ndoshta edhe te lodhur nga perballja e mbremshme per kampionat ndaj Kamzes, kane bere nje paraqitje zhgenjyese ne sfiden e mbremjes se sotme.

Durrsakët ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Vendasit e filluan më mirë sfidën, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi 24:10, ndërsa kjo pjesë përfundon 25:12.

Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e shtuar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me shifra të larta, 45:19.

Basketbollistët e Teutës nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku fituan periudhën e tretë 27:20 dhe atë të fundit 22:18, për të triumfuar në fund me rezultat bindës 94:57.

Te Teuta e Durrësit më i dalluari në parket ishte Tamas Bruce me 19 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Vllaznia e Shkodrës më i dalluari ishte Robert Shestani me 19 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

Teuta ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Vllaznia një fitore dhe gjashtë humbje. Kjo e fundit ndodhet ne vendin e fundit te renditjes dhe humbja e sotme ishte e gjashta rradhazi per te ne ndeshjet e fundit te kampionatit dhe Liges Unike duke konfirmuar me se miri krizen e saj./SHKODRA-SPORT.COM/