Pas 9 javesh “thatesire” Ada e Velipojes me ne fund rikthehet te marre serish pike ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka barazuar me rezultatin 1-1 ne transferte me ekipin e Klosit.

Ada ka luajtur ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Ndoj, Hurmi, Nika, Ferhati, Haxhija, Narkaj, Rekaj, Curri, Laceja, Baçina, Pjetri. Trajneri Shytani ka aktivizuar ne pjesen e dyte edhe Rrokun e Shkembin.

Vendasit e nisen ndeshjen me gol teksa ka qene futbollisti Kola qe ka shenuar ne minuten e 25-te dhe pjesa e pare e saj eshte mbyllur ne shifrat 1-0 per Klosin.

Ne pjesen e dyte nderkohe velipojaket e kane rritur lojen e tyre duke pare herepashere drejt portes se Klosit dhe me ne fund ia dolen te barazojne rezultatin.

Ka qene futbollisti Elvin Laceja ai qe ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare ne minuten e 77-te dhe Ada ka arritur ta ruaje rezultatin e barabarte deri ne fund duke marre kesisoj nje pike me shume vlere.

Me te, velipojaket jane ngjitur ne kuoten e 4 pikeve duke lene tashme ne vendin e fundit te renditjes ekipin e Internacionalit me 3 pike./SHKODRA-SPORT.COM/