Situata kaotike për shkak të pandemisë Covid-19 ka goditur klubet e futbollit, duke lëkundur sidomos ekonominë dhe stabilitetin.

Shumë kanë kërkuar ulje rroge të futbollistëve, disa nuk kanë dhënë aspak rrogat, por ka edhe si rasti i Santosit në Brazil që në fillim është akorduar për të shkurtuar 30% të rrogave mujore.

Gjithçka mirë deri tani dhe lojtarët kanë dhënë “ok”, por disa ditë më pas janë zgjuar me një email ku presidenti i lajmëronte se në fakt rrogat u ishin shkurtuar në masën 70%!

Tashme pritet te mesojme edhe reagimin e futbollisteve te cilet me siguri qe nuk do ta pranojne kete gje por nuk ka asnje informacion se çfare do te behet me kete çeshtje.