Ditet e fundit Qendra Kulturore e Femijeve Shkoder, ne kuadrin e aktiviteteve sportive per shkollat 9 vjeçare te qytetit, ka organizuar kampionatin e pingpongut.

Gara dhe rivaliteti ka qene i forte, por ne fund ka spikatur mbi te gjithe njeri prej tyre: Lionel Marku. Nxenesi i shkolles “Martin Camaj” ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion.

Ai ka punuar kohet e fundit nen kujdesin e mesuesit te edukimit fizik te kesaj shkolle, Edmond Doçit, por ne fakt pingpongun e ka nje tradite familjare te trasheguar.

Kjo sepse i ati- Ylli Marku, eshte nje nga emrat e njohur te pingpongut shkodran, i cili gjate karrieres se tij me Vllaznine, pat arritur deri tek titulli i nenkampionit te Shqiperise.

Tashme traditen Ylli duket se e ka perçuar tek i biri- Lioneli dhe te shpresojme qe ai te mos kenaqet me titullin kampion i shkollave 9 vjeçare te Shkodres, por te synoje per te konkurruar dhe per te qene ne eliten e ketij sporti ne gjithe vendin./SHKODRA-SPORT.COM/