Vizita surprizë e Leo Messi-t në “Spotify Camp Nou” ngjalli shpresat e tifozëve katalanas për një rikthim të mundshëm të argjentinasit.
Kjo gjë është mëse e mundur, duke qenë se rregullat e MLS-së e leojnë një lojtar të luajë dikur tjetër për gjatë tre muajëve që ata janë pushim.
Ideja e një “Vallëzimi të Fundit” që po përflitej shumë ditët e fundit është hedhur poshtë nga vetë Lionel Messi, duke deklaruar që do të rikthehet te Barcelona si tifoz në stadium, por asgjë më shumë.
“Do të jem në stadium si çdo tifoz i Barçës… por do vazhdoj të jem tek Inter Miami edhe për disa vite të tjera”, u shpreh së fundmi Messi në një intervistë për “Sport”./telesport/







