Pritshmerite rreth tij jane te medha dhe po ashtu edhe syte e te gjithe tifozeve, shokeve te ekipit, stafit teknik dhe drejtuesve te klubit. Jo me kot, Liridon Latifi eshte nder futbollistet me te vleresuar te Vllaznia.

Por demtimi qe e la per nje kohe shume te gjate jashte skuadres, eshte e qarte se ka lene pasoja te sulmuesi anesor nga Prishtina. Ndonese ne dy ndeshjet e fundit eshte aktivizuar si titullar nga ana e trajnerit Josa, serish nuk ka dhene ate se çfare pritej.

Madje ne sfiden e fundit ndaj Kastriotit, eshte larguar nga fusha e lojes ne pushimin e ndeshjes sepse u pa qarte sepse nuk po e ndihmonte skuadren aq sa duhet. Ne kete menyre, “Shkodra Sport” meson se me shume mundesi neser ai do ta nise ndeshjen nga pankina.

Kjo gjithsesi do te vendoset para ndeshjes nga ana e stafit teknik. Nga ajo qe eshte pare ditet e fundit ne stervitje, me te ngjare sulmuesi anesor do te preferohet te luaje mbase disa minuta ne pjesen e dyte.

Kjo do te thote qe perveç ndryshimeve ne repartin e mbrojtjes, Vllaznia do te kete ndryshime edhe ne manovren sulmuese dhe mbase Latifi mund te mos jete i vetmi./SHKODRA-SPORT.COM/