Vllaznia e femrave ne kete sezon arriti diçka fantastike dhe historike: Kualifikimin per ne 16 skuadra me te mira te Europes. Goli i Megi Doçit ndaj Realit nuk ishte e vetmja kenaqesi e ekipit shkodran ne fazen e grupeve. Nje tjeter gje shume e bukur ne perballjet me keto tre skuadra ka qene edhe aktivizimi i dy lojtareve te reja, vetem 16 dhe 17 vjeçe.

Behet fjale per Klaudia Borcin dhe Arlinda Kodren. Dy lojtare qe se fundi jane grumbulluar edhe me kombetaren e te rriturave sepse shikohen elemente me shume perspektive. Te Vllaznia jane duke investuar per t’i promovuar sa me shume dhe per kete arsye, po aktivizohen edhe ne shume ndeshje zyrtare te kampionatit dhe Kupes se Shqiperise.

Jane shume te reja, por tashme kane nje “bagazh” jo te vogel ndeshjesh dhe golash ne kampionatin shqiptar teksa Klaudia deri tani ka luajtur ne 38 ndeshje te kampionatit dhe ka shenuar nje numer te konsiderueshem golash, plot 27. Nje mesatare shume e kenaqshme per nje sulmuese qe premton shume per te ardhmen.

Por jo keq eshte edhe Arlinda e cila luan si mesfushore qendre. Ajo deri tani ka luajtur ne 40 ndeshje te kampionatit dhe ka shenuar 9 gola. Jo keq natyrisht per nje lojtare qe nuk luan ne vijen e pare.

“Shkodra Sport” ka vendosur t’i sjelle para jush sonte keto dy lojtare ne nje profil ndryshe. Me nje interviste te shkurter teksa seciles prej tyre i jane drejtuar nga 12 pyetje te perbashketa. Ja si jane pergjigjur ato:

– Pyetje: Sa vjeçe jeni?

Arlinda: 17

Klaudia: 17


– Sa vite keni që merreni me futboll?

Arlinda: Kam 5 vite qe merrem me futboll.

Klaudia: 7 vite.


– Cili është pozicioni juaj në fushë?

Arlinda: Pozicioni im me fushe eshte mesfushore qendre.

Klaudia: Sulmuese qendre


– Çfarë numri mbani në shpinë?

Arlinda: Numrin 21.

Klaudia: Numrin 18.


– Për çfarë do ta kujtoni vitin 2022?

Arlinda: Vitin 2022 do e kujtoj per eksperiencen e paharrueshme qe perjetova me kualifikimin ne grupet e “Champions League” dhe per performancen e mire qe kemi treguar si nje ekip me ambicie dhe i palodhur drejt rruges se suksesit. Gjithashtu, momente te paharruara jane dhe gjithe debutimet e mia ne ndeshjet qe kemi zhvilluar, ku secila ndeshje ka pasur emocione te veçanta.

Klaudia: Vitin 2022 do ta kujtoj per arritjen qe beme me Vllaznine duke hyee ne grupet e “Champions Leauge” dhe qe une debutova ne moshen 16 vjeçare ne kete kompeticion shume te rendesishem dhe qe luajta kunder ekipeve me shume emer ne Europe.

– PSG, Çelsi apo Real, kush ju dhuroi më shumë emocione?

Arlinda: Siç e thashe dhe me lart, secila ndeshje ka qene e veçante, pasi duhet theksuar se te gjitha ishin ekipe shume te forta dhe kishim kundershtare shume te mire. Nga skuadrat mund te evidentoj skuadren e Real Madrid, ku arritem te shenonim, por emocione te forta kemi perjetuar edhe me ndeshjen ndaj Çelsit ku kemi patur pranine e shume tifozeve shqiptar te cilet me tifozerine e tyre te zjarrte na kane emocionuar dhe kurajuar per te luftuar deri ne fund ne fushe.

Klaudia: Ndeshja me Çelsin me dhuroi shume emocione sepse aty une lujta per 45 minuta dhe ishte nje pergjegjesi e madhe per mua.


– Kush është shoqja më e mirë në ekip per ju?

Arlinda: Kjo eshte nje pyetje te ciles nuk mund t’i percaktoj dot nje emer pasi nga vete fjala ne jemi nje ekip dhe si i tille ne punojme te gjitha se bashku shume fort per te njejtin qellim.

Klaudia: Per mua eshte Megi. Ajo eshte shoqe dhe idhull sepse ajo kujdeset shume per mua dhe me motivon shume.

– Idhulli juaj?

Arlinda: Idhulli im eshte çdo lojtare te cilin une e shikoj qe perpiqet dhe punon fort brenda dhe jashte fushe per te arritur suksese.

Klaudia: E thashe edhe me lart, Megi Doçi.


– Privilegj të jesh pjesë e Vllaznisë?

Arlinda: Sigurisht qe eshte privilegj te jem pjese e saj, sepse Vllaznia eshte ekip historik i qytetit te Shkodres dhe Shqiperise. Gjithashtu, ne jemi ekip me rregull e disipline dhe qe punojme shume fort, cilesi qe jo gjithe ekipet i disponojne dhe kjo me ben te ndihem akoma me mire, pasi keto jane cilesi qe bejne diferencen dhe e çojne nje ekip perpara.

Klaudia: Po normal, privilegj te jesh pjese e ktij ekipi kaq te madh.


– Çfarë personifikon numri 10 për ju?

Arlinda: Arritjen e shume viteve pune te palodhur e cila do personalizohet me vendosjen e yllit ne fanelle.

Klaudia: Titulli i 10-te kampion. Normal qe do e fitojme. besoj se jemi ne rrugen e duhur sepse fazen e pare e kampionatit eshte mbyllur me sukses me te gjitha fitore dhe presim qe edhe fazen e dyte ta mbyllim po keshtu dhe yllin ne fanell ta leme si “embelsiren ne fund”.


– Çfare eshte Vllaznia per ju?

Arlinda: Vllaznia per mua eshte pikenisja e realizimit te endrres time. Gjithashtu eshte nje ekip me karakter shume te forte i cili meriton gjithe sakrificen dhe perkushtimin tim, per emocionet qe me jep.

Klaudia: Vllaznia per mua eshte Familja ime e dyte. Eshte vendi ku une gjej gjithçka, mbeshtetje, ngrohtesi dhe çdo gje tjeter qe me duhet per t’u formuar si futbolliste dhe per te ecur perpara.


– Së fundi, ditet e fundit u grumbulluat edhe me kombëtaren e të rriturave. Jeni te lumtura?

Arlinda: Po shume e lumtur sepse kjo eshte deshira ime, te ece sa me perpara dhe te arrij sa me lart.

Klaudia: Po normal e lumtur kur grumbullohesh me kombetaren A qe tani ne moshe te vogel, por une do jap maksimunmin tim çdo here si ne stervitje ashtu dhe ndeshje.
Intervistoi: Gjergj KOLA