Te gjithe ndoshta kane pritur nje fitore te Vllaznise diten e djeshme ndaj Erzenit, per me teper nisur edhe nga paraqitje e mire e nje jave me pare ndaj Kukesit. Megjithate duhet thene se kuqeblute nuk kane zhvilluar nje 90 minutesh ne nivelet e pritshme.

I ketij mendimi eshte edhe gazetari i njohur sportiv Lirim Zalla i cili ne emisionin “Skaner” i ka kritikuar shkodranet per nivelin e treguar ne ndeshjen ndaj shijakasve.

“Barazimi 2-2 mendoj se ishte më i merituar si rezultat i kësaj ndeshje. Kishte dy antiteza gjatë këësaj ndeshje. Kam parë 3 gola të nivelit shumë të lartë, ku në Europë këto gola do të diskutoheshin në shumë edicione sportive. Ndërsa antiteza tjetër është ajo e nivelit të ulët të lojës, sidomos për Vllazninë, nuk ishte aty ku unë e prisja.

Për mua Erzeni e kërkoi me më tepër dëshirë rezultatin. Pati më shumë perpjekje për të sulmuar dhe goditur portën, për të bllokuar në gjysmëfushën e tyre sulmet e Vllaznisë. Për mua suksesi në këtë ndeshje është i erzenit, jo i Vllaznisë”./SHKODRA-SPORT.COM/