Vllaznia mundi te marten ekipin e Laçit ne finalen e Kupes se Shqiperise te sezonit 2021-2022 dhe mori kete trofe, i cili ishte i dyti rradhazi per te, njekohesisht i teti sa i takon Kupave te fituara.
Ne total ekipi shkodran bashke edhe me kete te fundit e ka çuar ne 19 numrin e tyre dhe ketu perfshihen 9 titujt kampion, 8 Kupat dhe 2 Superkupat.
Ne trofeun e fundit la gjurme edhe trajneri Mirel Josa qe vertete e ka drejtuar edhe dy here te tjera Vllaznine, por pa mundur dot te fitoje asgje. E beri kete here, ndonese e drejtoi skuadren ne vetem 3 ndeshje.
Dhe ne kete menyre tekniku kryeqytetas ka hyre jo vetem ne historine e futbollit shqiptar si me i titulluari, por tashme eshte edhe pjese e historise se Vllaznise sepse behet trajneri i 11-ti qe fiton trofe me te.
I pari qe ka provuar kete ndjesi ka qene Ibrahim Dizdari i cili e ka shpallur Vllaznine dy here kampion rradhazi ne vitet 1945 dhe 1946. Me pas do t’i vinte rradha Skender Jarecit qe fitoi Kupen ne vitin 1965,
Trajneri me me shume trofe te Vllaznia eshte Xhevdet Shaqiri qe ne 14 vitet qe ka drejtuar kete skuader, ka fituar 5 trofe dhe konkretisht 3 tituj kampione dhe 2 Kupa Republike.
Seria e te suksesshmeve do te vijonte me Esat Rakiqin i cili ne vitin 1981 ishte ne fakt zevendestrajner, por fitoi Kupen sepse trajneri i pare per disa muaj ishte ne Austri ne specializim dhe skuadren e drejtoi ai.
Nder trajneret trofembajtes padyshim qe do kete vend edhe per Ramazan Rragamin i cili e shpalli kampion Vllaznine ne sezonin 1982-83. Per te vijuar me Astrit Hafizin qe fitoi dy trofe rradhazi, Kupen me 1987 dhe titullin kampion me 1992.
Ai do t’i linte vendin Hysen Dedjes qe shpallet kampion me 1998, Vasil Bicit qe fiton Superkupen nje viti me pas, nderkohe qe rradha do vijonte me malazezin Dervishi Haxhiosmanoviç i cili fitoi 3 trofe dhe u be trajneri i dyte me i sukseshem ne historine e Vllaznise.
Dhe dy te fundit jane pikerisht Thomas Brdariç qe fitoi Kupen nje sezon me pare dhe per ta mbyllur me Josen qe fitoi Kupen tre dite me pare.
Gjergj KOLA