Samuel Nikaj është trajneri i ri i Vushtrisë në Kosovë. Ish-tekniku i Kastriotit ka shpjeguar arsyet se pse zgjodhi të drejtonte pikërisht ekipin kosovar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikaj shkruan:

“Qe nga sot zyrtarisht jam kryetranjer i FC VUSHTRIA. Nga eksperienc ime ne Kosove kam kuptuar se Vushtria eshte qyteti me futbolldashes i gjithe trevave Shqiptare, dhe nje qytet i talenteve te medhenj prandaj jam krenar qe jam pjese e ketij ekipi , dhe i falenderoj te gjithe ato qe bene te mujtur kete bashkpunim.

Besoj qe me nje bashkepunim te mire kryesi – staf – futbollista dhe me lojtarin e 12 me te mire ne Kosove tifogrupin FORCA do kthejme ekipin aty ku e ka vendin ne eliten e futbollit Kosovar.

Kush nuk kcen , e kush nuk knon nuk ka vend ne stadion. FORCA FC VUSHTRIA…”, përfundon ai.

Kujtojmë që Nikaj arriti të bënte një super sezon me krutanët duke i ngjitur ata në Superiore. Tashmë ai ka vendosur të nisë një aventurë të re në Kosovë me skuadrën e Vushtrisë.