Një ndër problemet më të mëdha të Vllaznisë aktuale janë dëmtimet. Në këtë start të sezonit, kuqeblutë kanë hasur shumë vështirësi sa u përket problemeve fizike dhe pothuajse në asnjë moment, stafi teknik nuk ka arritur t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.
Kjo situatë ka vazhduar që nga ndeshjet e para të kampionatit, teksa edhe ndaj Partizanit, Qatip Osmani dhe stafi i tij nuk do të kenë të disponueshëm plot pesë futbollistë. Flori Spahija vijon të jetë jashtë fushave të blerta, me gjurin e majtë, që u kthye në shqetësim shumë serioz për të dhe e ka detyruar të jetë jashtë në të gjitha sfidat e kampionatit deri tani.
Ndërkohë, Esin Hakaj ka hyrë në fazën e fundit të rikuperimit dhe shpresohet që ndaj Partizanit të jetë të paktën në stol. Kujtojmë këtu se, edhe Xhelil Asani është dëmtuar, teksa ai pësoi një tërheqje muskulare para disa javësh dhe vijon të mungojë akoma.
Nga ana tjetër, shpresohet që Beci, Cheshmedjiev, Mehidri dhe Alivoda të kthehen për Partizanin në dispozicion, pasi të gjitha këta futbollistë kanë shfaqur probleme dëmtimesh./SHKODRA-SPORT.COM/