Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.
Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30.
Nje vendim disi i çuditshem sepse ne fakt, ne kalendarin e ketyre kampionateve qe do te zhvillohen gjate fundjave, ka edhe ndeshje qe do te startojne edhe ne oren 17:00, por edhe me vone.
Pyetja qe lind kete rast eshte se a ndikojne kushtet atmosferike edhe ne zhvillimin e tyre apo jo. Megjithate ky vendim tashme eshte marre nga FSHF.