Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi është shprehur i pakënaqur me ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Egnatias. Ai deklaroi se ishte një ditë e errët dhe për tu harruuar.

“Ishte një ditë e errët dhe një ndeshje për tu harruar, s’ishim në ekuilibër, nuk bëmë asgjë si duhet. Morëm një gol për fajin tonë, tentuam të riktheheshim në pjesën e dytë por pësuam sërish.

Ishte e vështirë për tu ngritur, ishte ndeshje e dobët duke ditur sfidat e vështira për në vazhdim. Duhet të tregojmë forcën tonë sepse nuk kemi kohë, nuk jam aspak i kënaqur me lojën e sotme.

Edhe 1 pikë të merrnim sdo ishte keq, ishte ditë e errët dhe jo e mirë nga ne. Nuk kishte disiplinë taktike, ne nuk u treguam të zgjuar në disa momente të caktuara. Tension do kishte normale, iu thash të ishin më të qetë, u afruam dy tre herë pjesën e parë por nuk finalizuam”, u shpreh Hallaçi për “Oversport”.