Vllaznia e ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndeshjen miqesore ndaj ekipit U19, te luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive te Golemit. Nje dominim i kuqebluve te rritur te drejtuar ne kete ndeshje per here te pare nga trajneri i ri Auron Miloti.

Ai ne fakt nuk ka patur te gatshem disa prej lojtareve per kete ndeshje teksa kapiteni Gurishta dhe mbrojtesi tjeter Hakaj jane pare te qendrojne pushim ngaqe kane ndjere shqetesime te vogla. Nga ana tjeter, Alivoda e Smajli jane te grumbulluar me kombetaren U21 ndersa Spahija, Pjeshka kane qene me ekipin U21 ne Ballsh per ndeshje.

Pjesa e pare e ndeshjes miqesore eshte mbyllur me rezultatin 2-0, fale dy golave te realizuar nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Miloti ka aktivizuar edhe Balaj, Latifi, Vulaj dhe Heriç. Dhe dy prej ketyre lojtareve do te ishin protagoniste te golave te shenuar.

Bekim Balaj ka shenuar dy gola te tjere ne kete pjese te dyte, ndersa ka shenuar edhe Kristijan Vulaj qe duket i tjetersuar me ndryshimin e trajnereve. Perfundimisht 5-0 per Vllaznia A ne kete miqesore./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA A- VLLAZNIA U19 5-0

Golat: A. Hoxhaj (2), Balaj (2), Vulaj

Vllaznia A: Zogoviç, Kruja, Juriç, Shehi, Bulatoviç, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, A.Hoxhaj, Çoba, Kaina. Tr: A. Miloti. Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Balaj, Latifi, Heriç e Vulaj.

Vllaznia U19: Qarri, Repaj, Rroku, Baçina, Muhaj, Shimaj, Brahimi, Cungu, Hagrepi, Halili, Kodra. Tr: E. Doçi. Ne pjesen e dyte u aktivizuan Jukaj, Kallamoqi, Zymeri, Ara, Hajdari, Çelepija, Guri dhe Dodaj.