Vllaznia U21 ka marre nje barazim me shume vlere ndaj Bylisit ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit. Ne fund te 90 minutave te ketij takimi eshte fiksuar rezultati 1-1 qe e le serish diferencen ne 1 pike mes dy skuadrave.

Sa i takon kronikes se lojes, ne fillim te takimit Delaj eshte penguar ne zone por arbitri i takimit Olti Çela nuk ka akorduar 11-metersh. Pak minuta me vone, nje hezitim i mbrojtesve te Vllaznise per te larguar nje top ne zone dhe Doi ka perfituar duke kaluar ne avantazh ballshiotet.

Shkodranet e rriten lojen e tyre duke krijuar disa raste shenimi, madje ne fundin e pjeses se pare paten serish pretendime per nje tjeter 11-metersh per pengim te Pjeshkes brenda zone por serish arbitri mendon ndryshe. Pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 ne favor te Bylis U21.

Ne fillim te pjeses se dyte serish kuqeblute u vune ne kerkim te golit te barazimit dhe me ne fund ne minuten e 51-te arbitri ka akorduar 11-metersh. Nga pika e bardhe, Paulo Pjeshka eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Pas ketij goli pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gola te tjere dhe gjithçka eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1. Per ekipin shkodran jane dalluar ne kete ndeshje ne veçaanti portieri Shkoza, mbrojtesi Flori Spahija dhe sulmuesi Paulo Pjeshka, por kuptohet secili prej lojtareve ka dhene me te miren ndaj nje kundershtari ne rradhet e te cilit luanin disa lojtare te ekipit te pare si Ruçi, Abazaj etj.

Pas javes se 20-te te kampionatit, Bylis me 25 pike kryeson renditjen dhe Vllaznia U21 me 24 pike eshte e dyta. Ne kete menyre gara deri ne fund do te jete e hapur dhe ne shtate ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit, shkodranet e Elvis Plorit do te jene ne gare per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/

BYLIS U21 – VLLAZNIA U21 1-1

Golat: Doi ’17/ Pjeshka ’51 (11-m)

VLLAZNIA U21: Shkoza, Peku, Pusi, Paloka, Spahija, Shimaj (Xhilaj ’76), Bizi, Dulaj, Pjeshka, Delaj (Bushaj ’82), Shpuza (Osmani ’76). Trajner Elvis Plori.