Kastrioti pret në “Elbasan Arena” skuadrën e Vllaznisë për ndeshjen e javës së 32 të “Abissnet Superiore”.
Dy skuadrat janë me objektiva të ndryshme, ku Vllaznia tenton një vend në Kupat e Europës ndërkohë që Kastrioti shpreson në mbijetesë.
Sa i përket rreshtimeve, tekniku Çela i ka besuar 11-shes standarde teksa sulmi i është besuar Rexhinaldos.
Nga ana tjetër, Sedloski shpreson në një ndeshje të mirë të Balajt e Latifit, ndërkohë që Nunes e nis nga stoli.
LIVE KASTRIOTI 1-2 VLLAZNIA
45+2′ Rexhinaldo / 43′ Çoba, 47′ Kaina