Laçi kërkon sot në ndeshjen e kthimit ndaj Petrokub që të përsëritë historinë e viti të kaluar, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës ë Konferencës. Skuadra kurbinase barazoi pa gola në transfertë ndaj moldavëve e si rrjedhojë do të synojë kualifikimin në shtëpi.
Në këtë sfidë, Duro ka vendosur të hedhë në fushë “armët e rënda”, me dyshen Guindo-Akiniemi në sulm nga minuta e parë, ashtu si edhe Babatunde në mesfushë.
Tre afrikanët nuk ishin në maksimumin e tyre në ndeshjen e parë për shkak të vonesave në sigurimin e vizës duke qëndruar një ditë në aeroport në Moldavi.
REZULTATI LIVE:
LAÇI 0-0 PETROKUB