Pjesa e pare e ndeshjes ne mes Universitateas se Krajoves dhe Vllaznise eshte mbyllur ne barazim 0-0 dhe shkodranet ne kete menyre vazhdojne te kene ende shpresa per kualifikim.
Ata po mbeshteten ne tribunen e stadiumit “Ion Oblemenco” edhe nga nje grup prej rreth 100 tifozesh shkodrane, mes te cileve eshte edhe kryetari i Bashkise Bardh Spahia. Vete ai ka postuar edhe nje foto me presidentin Alban Xhaferi ne tribunen qendrore te stadiumit.
Ai ka udhetuar enkas per t’iu gjendur prane skuadres ne kete ndeshje te rendesishme ashtu siç ka bere edhe disa here te tjera dhe duke treguar se perpos funksionit qe mban eshte edhe nje tifoz i zjarrte i kesaj skuadre.
Futbollistet kuqeblu duken te motivuar nga mbeshtetja qe po u japin tifozet kuqeblu qe jane te pranishem ne shkallet e stadiumit dhe te gjithe shpresojne qe edhe pjesa e dyte te flase per ta./SHKODRA-SPORT.COM/