Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELIVE PARTIZANI-VLLAZNIA/ Karton i kuq e pretendime për penallti, mbyllet pjesa e...

LIVE PARTIZANI-VLLAZNIA/ Karton i kuq e pretendime për penallti, mbyllet pjesa e parë tek ‘Arena e Demave’

Sot do të luhet supersfida e vlefshme për javën 30 të Abissnet Superiore. Partizani do të masë forcat me Vllazninë prej orës 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Të kuqtë nuk fitojnë një ndeshje ndaj shkodranëve, që nga viti 2024. Përgjatë këtij edicioni numërohen dy fitore të Vllaznisë dhe një barazim në përballjet direkte.

Formacionet zyrtare janë publikuar. Te Partizani i Kërnajës bie në sy mungesa e Xhuliano Skuka. Kapiteni është i dëmtuar dhe shikohet si mungesë e madhe te kryeqytetasit. Martini ka vendosur ta mbajë në stol Bismarkun, pas përplasjes me Bajramin. Ky i fundit që ishte programuar titullar, pati shqetësime dhe u zëvendësua nga Pusi.

REZULTATI LIVE

PARTIZANI 0-0 VLLAZNIA

NGJARJET KRYESORE

45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani 0-0 Vllaznia.

45+1′ Topi i goditur nga Isgandarli përfundon jashtë. Rast i mirë për Partizanin, ndërsa sulmuesi azer provoi të konkretizonte vetë. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Atanaskoski rrëzohet në zonë duke reklamuar ndërhyrje të gabuar nga Gurishta. Gjyqtari Xhaja nuk është i këtij mendimi. (VIDEO)

42′ Qirko shpëton Partizanin. Ishte Mala që tentoi dhe topi iu devijua në këndore. (VIDEO)

36′ Sidibe pranë golit te Partizani. Gabon i vetëm përballë Pohls. (VIDEO)

34′ Kontreras beson te supergoli me roveshatë. Sulmuesi i Partizanit nuk koordinohet si duhet. (VIDEO)

33′ Zëvendësim i detyruar te Partizani pas dëmtimit të Martinez. Vendin e tij e merr Kola.

29′ Jago ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Hjumen.

24′ Hjumen pranë golit. Merr topin në mesfushën e Partizanit dhe futet në zonën e Vllaznisë. Pohls e dërgon topin në këndore. (VIDEO)

21′ Isgandarli provon nga jashtë zone. Topi devijohet në këndore.

17′ Karton i verdhë për Balajn, pas ndërhyrjes së gabuar.

17′ Kërnaja largohet me karton të kuq, pas dy të verdhave nga gjyqtari Xhaja brenda 5 sekondave. (VIDEO)

15′ Pusi këshillohet pas ndërhyrjes ndaj Sidibes.

14′ Murataj futet në zonën e Partizanit. Gjuajtja e lehtë nga ana e tij kontrollohet nga Qirko, ndërsa ishte devijuar më parë nga Sembene. (VIDEO)

9′ Krymi mund të vazhdojë ndeshjen pas ndihmës nga stafi mjekësor. Pati probleme për të pas përplasjes me Sembenen.

5′ Pohls rrezikon duke mos e larguar si duhet topin, i cili gjen Kontreras. Aksioni rifillon nga portieri i Vllaznisë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko; Martinez, Sembene, Bytyçi, Atanaskoski, Ismaili, Doumbia, Hjumen, Sidibe, Kontreras, Isgandarli

Trajner: Oltijon Kërnaja

VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Pusi, Çelikoviç, Jago, Krymi, Kallaku, Murataj, Balaj, Mala

Trajner: Edi Martini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments