Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në Korçë, në sfidën e javës së 22-të të “Abissnet Superiore”. Të dyja ekipet kanë si qëllim tre pikët për objektivat e tyre personal.

Korçarët po kalojnë një krizë rezultatesh dhe ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 16 pikë dhe qëllimi kryesor është të mbijetojnë dhe këtë sezon.

Nga ana tjetër, Vllaznia ende shpreson te fjala “titull”, edhe pse ndodhet 12 pikë larg nga Tirana e vendit të parë. Gjithsesi, në rast të një fitoreje sot, shkodranët do t’i kenë sytë nga sfida midis Tiranës dhe Laçit, duke shpresuar te një fitore e kurbinasve.

LIVE Skënderbeu-Vllaznia 1-1
24′ Nikaj / 41′ Da Silva, 52′ Mustedanagiç