Klasikja e futbollit shqiptar kthehet edhe njëherë sot në orën 16:00, Tirana do të përballet me Vllazninë me takimin të vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore.

Kryeqytetasit vijnë nga një periudhë tepër e vështirë, ku tentojnë të bëjnë maksimumin dhe të mund të arrijnë vendin e katërt, pozicion që të dërgon në “Final 4” bashkë me Egnatian, Partizanin dhe kundërshtarin që bardheblutë do të kenë sot, Vllaznisë.

Nga ana tjetër, shkodranët vijnë nga 2 fitore radhazi kundër Egnatias dhe Dinamos. Ata synojnë që të ngjiten në vendin e parë të renditjes, në rast të një fitoreje sot në “Air Albania” dhe shpresës se rrogozhinasit mund të bëjnë një hap fals kundër Dinamovitëve.

LIVE TIRANA-VLLAZNIA 0-0