HomeKRYESORELiverpul firmos marrëveshjen e rekordeve me Nike, fanellat me sponsorin e ri...

Liverpul firmos marrëveshjen e rekordeve me Nike, fanellat me sponsorin e ri nga sezoni i ardhshëm

Marketingu është një nga kushtet kryesore që i duhen një klubi për të pasur sukses. Një marketing i suksesshëm garanton para dhe në këtë formë, drejtuesit kanë të ardhura për të transferuar lojtarë por edhe për të fituar popullaritet, i cili gjithashtu përmirëson financat.

Së fundmi, Liverpuli ka siguruar një marrëveshje me gjigandët e Nike. Një marrëveshje e cila do iu garantoj të kuqve 80 milionë paund në sezon, ndërsa kontrata do të hyjë në fuqi më datë 1 qershor të 2020.

Marrëveshja e kampionëve të Europës me Nike shënon një rekord më vete pasi tejkalohet ajo e Mançester Junajtid, të cilët përfitojnë 75 milionë paund nga kontrata me Adidas.

Nga 1 qershori, Nike do të kujdeset për fanellën e ekipit të meshkujve, femrave, akademisë dhe stafit teknik. Të vetmet klube që përfitojnë më shumë nga marrëveshjet me gjigandët sportivë të veshjeve janë Barcelona me 100 milionë nga Nike dhe Real Madrid 98 milionë nga Adidas. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments