Liverpul duket se e ka vendosur se cili do të jetë mbrojtësi që do t’i përforcojë prapavijën për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për lojtarin e Shalke 04, Ozan Kabak.
Ky i fundit ka zhvilluar vizitat mjekësore në Gjermani për llogari të Liverpul dhe i ka kaluar ato, ndaj është i gatshëm të bashkohet me trajnerin Jurgen Klop.
Por, ky transferim i Kabak, ka një ndikim të drejtpërdrejt edhe te Shkodran Mustafi. Në fakt, lojtari me origjinë shqiptare ishte lidhur me një kalim te Liverpuli, por me të kuqtë që kanë zgjedhur një tjetër alternativë, tashmë Mustafi pritet të zbarkojë te Shalke për të zëvendësuar pikërisht Kabak.
Mustafi ka zgjidhur kontratën me Arsenal e cila skadonte në qershor dhe kështu mund të vendosë lirisht për aventurën e re, që me shumë mundësi do të jetë Bundesliga. /VipSport/