Ditën e sotme, Ada ka luajtur ndaj Elbasanit, teksa e ka humbur këtë ndeshje me rezultatin e ngushtë 1-0. Kështu, velipojakët kanë luajtur sot ndeshjen e parë të fazës së dytë, ku u ndeshën me elbasanasit, duke marrë edhe humbjën e parë për këtë fazë.

Trajneri Arbër Shytani e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Ndoj, Hurmi, Ferhati, Haxhija, Narkaj, Nika, Hasaj, Çoku, Curri, Keshtejaku dhe Pjetri. Ndeshja ka qenë e fortë dhe është shoqëruar me një lojë të barabartë të të dy skuadrave.

Në pjesën e parë, Ada ka luajtur përgjithësisht mirë, por është ndëshkuar nga një gol i vetëm i ekipit të Elbasanit, gol ky që do ishte i vetmi i kësaj ndeshje. Në 45-minutat e dyta rezultati ka mbetur i pandryshuar dhe kështu krejt ndeshja është mbyllur 1-0 për Elbasanin.

Ndeshja e rradhës për Adën do të jetë “derbi” ndaj Murlanit, që është një nga ekipet më të mira të Kategorisë së Dytë.
Maringlen ZHIVANI