Vllaznia renditet e treta ne tabelen e klasifikimit dhe ne te njejten pozite eshte edhe sa i takon numrit te golave te shenuar. Ne 13 ndeshje, ajo e ka derguar 22 here topin ne portat e ekipeve kundershtare.

Interesant eshte fakti se 18 prej ketyre golave jane shenuar nga lojtaret e repartit sulmues, 2 jane shenuar nga lojtaret e repartit te mbrojtjes (Gurishta dhe Diagne) si dhe 2 nga mesfushoret (Jonuzi e Mustedanagiç).

Sa i takon lojtareve te sulmit, mbi te gjithe eshte Aralica me 5 gola te shenuar, nderkohe qe nga 4 kane shenuar Latifi dhe Da Silva e me pas vjen Ardit Hoxhaj me 3 gola.

Nuk kane munguar te çojne topin ne rrjete edhe sulmuesit e tjere, Djurdjevic dhe Kaina me nga nje gol. I vetmi qe nuk ka shenuar nga lojtaret e repartit ofensiv eshte vetem Çoba, por me shume siguri, edhe ai do ta beje shpejt kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/