Në kampionatin shqiptar, shpeshherë ankohen për nivelin e ndeshjeve, aq sa ato pak tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit, nuk kanë se çfarë të shijojnë dhe për këtë arsye, e kalojnë kohën duke “ngrënë fara”.

Vllaznia ndërkohë me lojën që zhvillon, i argëton tifozët dhe si rrjedhojë ato nuk kanë nevojë të kalojnë me gjëra të tjera por ato shijojnë lojën e saj. Kështu shprehet ish- futbollisti i njohur Aleko Bregu gjatë prononcimit të tij në “Rubrika Sportive”.

Vllaznia është një skuadër e cila gjithmonë në historinë e saj ka luajtur gjithmonë bukur futboll sepse është djepi i futbollit. Ajo luan bukur dhe gjëja më e mirë e saj është se ka gjetur një trajner që i përshtatet më së miri kësaj skuadre.

Ka gjetur një gjermano- kroat i cili luan hapur, sulmon vazhdimisht dhe mund të krijohen gabime mbrapa, por për të e rëndësishme mesa duket është spektakli.

Kjo vlen shumë sepse nëse shkon në stadium dhe nuk sheh raste e gola, por fillon të hash fara, eshte diçka shume e bezdisshme. Prandaj dhe mënyra si po luan Vllaznia i ka bërë për vete të gjithë”- ka thënë Bregu./SHKODRA-SPORT.COM/