Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLLojtari i kombëtares 'çmend' La Liga, 3 skuadra duan shërbimet e mbrojtësit...

Lojtari i kombëtares ‘çmend’ La Liga, 3 skuadra duan shërbimet e mbrojtësit kuqezi

Nga Spanja vijnë lajme të mira për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, pasi 3 skuadra të La Liga kërkojnë shërbimet e lojtarit kuqezi.

Sipas gazetarit të njohur Marko Duran, La Liga është “çmendur” për Ivan Balliun, i cili pati një sezon të shkëlqyer me Vallecano.

Janë plot 3 skuadra që kërkojnë shërbimet e Balliut gjatë kësaj merkatoje. Real Betis, Espaynol dhe Villarreal do të garojnë mes tyre për të fituat “xhevahirin” e kombëtares shqiptare.

Balliu u aktivizua 35 ndeshje në sezonin që sapo u mbyll, ku shënoi 1 gol dhe regjistroi 2 asiste në elitën e futbollit spanjoll. Kartoni i tij sipas “Transfermark” vlen 2 milionë euro. Me fanellën e Kombëtares shqiptare 30-vjeçari është aktivizuar 6 takime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments