Korabi dhe Flamurtari kane ndare piket ne ndeshjen e sotme mes tyre. Ne takimin e dyte sezonal, ne impiantin dibran ne Peshkopi, vlonjatet nuk arriten te shkojne me shume se barazimi 1-1, me vendasit qe treguan edhe ne kete sfide se do te jene nje “kocke” e forte per te gjithe kundershtaret dhe ne cdo fushe.
Ne fakt, nje ish-futbollist shkodran i Vllaznise, si Behar Ramadani, ndeshkoi vendasit ne pjesen e dyte, teksa me pare skuadra e Korabit kishte shenuar golin e avantazhit. Realisht, jo vetem paraqitja e Ramadanit, por per t’u vleresuar ishte edhe performanca e Denis Pjeshkes, te cilet qe te dy jane pjese e rendesishme e formacionit te Flamurtarit.
Nderkohe, me gjithe rastet e krijuara ne te dyja portat, rezultati mbeti i pandryshuar deri ne fund. Pas kesaj ndeshjeje, Korabi dhe Flamurtari mbajne vendin e dyte dhe te trete ne renditje ne te njejten kuote pikesh, 26-te te tilla. /Maringlen ZHIVANI/
Korabi-Flamurtari 1-1
Golat: Selmani 55′ / Ramadani 69′
Korabi (4-4-2): Mehidri, Selmani, Lila, Lala, Hoxhaj (Kasalla 90′), Tabaku (Demaj 90′), Mziu (Marku 90′), Joti, Dragoj, Keko, Beshiraj (Paplekaj 72′( (ne dispozicion: Qyrani, Xhafa, Tanushi, Koci) Tr: Shpend Kumbarce
Flamurtari (4-1-4-1): Kuka, Pjeshka (Luisinho 56′), Qarri, Disha, Licaj, Ramadani, Flores, Beqja, Yuri (Augusto 56′), Fernandinho (Jonatan 74′), Neto (Shkalla 81′) (ne dispozicion: Kaloshi, Silou, Silva, Vitija, Mensah) Tr: Marcello Troisi
Arbiter: Klodian Shahini
Kartone te verdhe: Keko 65′, Mziu 88′ / Shkalla 65′, Beqja 65′