Për kapitenin e Vllaznisë Vioresin Sinani dita e sotme shënon edhe 34 vjetorin e lindjes së tij. Golashënuesi i mirënjohur e feston këtë përvjetor në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij. Pikërisht kur ka nisur punë edhe si zëvendëstrajner përveçse është ende futbollist i kuqebluve.

Shënuesi më i mirë në historinë e klubit Vllaznia por edhe i kampionateve shqiptare të futbollit, ka premtuar se do të vazhdojë të bëjë më të mirën e tij për skuadrën e tij të zemrës të paktën edhe këtë sezon ndërkohë që për të, tashmë përgjegjësia është edhe më e madhe ngaqë do jetë edhe krahu i djathtë i Vatës në pankinë.