Në kampionatet e Ligës Amatore në Zonën e Shkodrës kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë spikatur por njëri prej të vlerësuar ditën e djeshme në mbyllje të kampionatit të grupmoshës U15, ka qenë edhe Arval Maliqi..

Lojtari i Vllaznisë mban në shpinë numrin 11, dallohet për teknikën e tij të lartë, lojën e tij me këmbën e majtë kryesisht dhe duke qenë gjithnjë pjesmarrës në manovrën sulmuese, ai është një rrezik i vazhdueshëm për ekipet kundërshtare.

Më 2 korrik Arvali do të mbushë 15 vjeç dhe deri tani çdo gjë po shkon ashtu si duhet në karrierën e tij futbollistike.Ditën e djeshme ai përveçse është shpallur kampion me ekipin e Vllaznisë, ka marrë edhe diplomën si futbollisti i perspektivës për grupmoshën U15.

Maliqi në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport” në lidhje me këto suksese, shprehet: “Jam shumë i kënaqur për trofeun që fituam si ekip dhe po ashtu edhe për vlerësimin tim si lojtari i perspektivës. E konsideroj diçka shumë të madhe fitimin e këtyre kupave sepse ëndrra ime e madhe gjithmonë ka qenë që të bëhesha futbollist.Të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë është një kënaqësi shumë e madhe për mua dhe deri tani çdo gjë po shkon ashtu si duhet.
© shkodrasport.com