Ka qene e thene qe per Luis Gjinin miqesorja e djeshme Kastrioti- Vllaznia te shenonte nje nga momentet me te veshtira te karries se tij sportive.
Pas një ndërhyrjeje të rëndë të Smajlit, Gjini u dëmtua rëndë në këmbë dhe udhëtoi direkt drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
BRENDON SMAJLI, NË LOT
Në futboll nuk ka vetëm gëzime, ka edhe të papritura. Kjo i ndodhi dje Luis Gjinit, djaloshi i ri që priste të bënte një hap të rëndësishëm në karrierë, befas teksa tentoi të kontrollonte topin, një ndërhyrje me takë e Brendon Smajlit i kushtoi shumë, nga kjo ndërhyrje Gjini ka thyerje të kërcirit, e thënë në gjuhën mjekësore frakturë tibias dhe fibules.
Ky incident i preku të gjithë, saqë nuk i mbajtën dot lotët. Ishte edhe Brendoni, i cili edhe disa minuta në vonë e ndiente peshën e fajit dhe vetëm lotonte, por mori mbështetje nga të dyja stafet dhe lojtarët, që i thoshin se këto janë gjëra që ndodhin. Luis Gjini pritet të qëndrojë rreth 6 muaj larg fushave.







