Shqiperia U19 diten e djeshme ka luajtur dhe ka humbur me rezultatin 2-3 ndaj Malit te Zi ne ndeshjen miqesore qe u luajt ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje sfide e cila ne fakt nuk u ngjit ne lartesine e duhur per kombetaren tone dhe per rrjedhoje edhe trajneri Armando Cungu eshte shfaqur i pakenaqur pas ndeshjes.
Njeri nga futbollistet e paket qe ka spikatur ne kete takim ne rradhet e kuqezinjve, ka qene sulmuesi me numrin 9, Rrok Toma. Lojtari 18 vjeçar nga Kakarriqi i Lezhes e qe eshte pjese e skuadres italiane Albinoleffe, jo vetem ka shenuar golin e dyte per kombetaren tone ne kete ndeshje, por ka spikatur me performancen e tij pergjate gjithe 90 minutave.
Aq sa, ato pak tifoze te Vllaznise te pranishem ne stadium per te ndjekur kete miqesore, pas perfundimit te ndeshjes neper grupet e tyre e kane evidentuar kete futbollist dhe u kane bere thirrje drejtuesve te klubit shkodran t’i bejne oferte sepse u ngjante me Vioresin Sinanin.
“Shkodra Sport” e ka promovuar edhe me pare kete lojtar dhe nderkohe mbremjen e sotme ka zhvilluar edhe nje interviste, te cilen mund ta lexoni me poshte:
– Toma, urime per golin e djeshem…
– Faleminderit.
– I lumtur per golin?
Padyshim qe po, por jo per ndeshjet qe kemi zhvilluar. Ne te paren nuk prodhuam shume raste, ne te dyten diçka me shume por besoj se kemi ende per t’u permiresuar.
– Dy ndeshje brenda 48 oresh dhe dy gola. Statistika te mira per nje sulmues gjithsesi?
E thashe, ne aspektin personal jam shume i kenaqur.
– Te parin e shenuat ne Podgorice, ndersa te dytin ne Shkoder. Emocione te luash e te shenosh ne “Loro Boriçi”?
Shume emocion i madh per mua sepse shenova ne nje nga stadiumet me te mire dhe me te medhenj ne Shqiperi. Duke qene se jam edhe tifoz i Vllaznise, kuptohet qe kenaqesia ishte edhe me e madhe te shenosh ne stadiumin e saj.
– Besoj se ne kete ndeshje te kane perkrahur edhe familjaret tuaj apo jo?
Po ishin te gjithe ne stadium dhe po e prisnin golin tim dhe natyrisht qe kane gezuar shume kur shenova. Jam shume i lumtur qe shenova dhe golin ua dedikova familjareve te mi. Njekohesisht, dua te falenderoj stafin e ekipit kombetar per mundesine qe me dha dje dhe po ashtu edhe ne ndeshjen e shkuar per te luajtur ne formacion.
– Do te te ndihmojne keto gola per karrieren tuaj te metejshme?
Po keto gola jana shume te rendesishem per karrieren time, sepse dhe ne ekipin tim me japin me shume mundesi per te shkuar tek ekipi i pare dhe per te ecur perpara. Po ashtu edhe ne gjendjen emocionale me ndihmojne shume.
– Do vazhdoni tek AlbinoLeffe?
Po, shume shpejt do nise dhe pergatijen fizike tek ekipi pare.
– Dje ne stadium ka patur pak tifoze te Vllaznise te cilet kane shprehur deshiren me te pa te Vllaznia. Deshiron nje dite qe kjo gja te behet realitet?
Eshte gjithmone kenaqesi kur flitet per Vllazine duke qene se eshte nje nder ekipet më me histori te futbollit shqiptar, nje ekip me tradita qe nxjerr shume talenta. Per mua Vllaznia eshte shkolla dhe djepi i futbollit duke qene dhe tifoz i saj por une per momentin jam ne Itali dhe synoj Ligat me te larta atje, qe jane ekipet e Serise A. Por kurre mos thuaj “jo” sepse nuk i dihet. Ndoshta mund te vije dita qe mund te luaj për skuadrën që unë bëj tifo dhe do ishte nje emocion i veçante ashtu siç e kisha dje kur luajta ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Intervistoi: Gjergj KOLA