Ne Shqiperi kane qene dy nder lojtaret me te spikatur ne sezonin e fundit dhe tashme rastesia i ka bere tashme ne te njejten skuader jashte vendit. E kemi fjalen per dy emra te njohur.

Ardit Krymi dhe Vitor Feijao do vazhdojnë karrierën te Shakhtar Soligorsk në Bjellorusi. Mesfushori i Vllaznisë dhe ai i Kukësit para disa javësh, janë tanimë shokë skuadre te Shakhtar.

Krymi u largua me kosto zero nga shkodranët pas tetë vitesh, duke provuar një aventurë të re jashtë vendit. Edhe braziliani pas një sezoni la Superligën, ndërsa Kukësi e la në huazim për 50 mijë euro.

Dyshja është bërë bashkë sot, duke pozuar nga qyteti i ri ku pritet të nisin së shpejt përgatitjet me Soligorsk. Megjithate te dy ata akoma nuk jane prezantuar nga klubi bjellorus dhe kjo mund te ndodhe ne ditet ne vazhdim.