Ka qene nje nga arbitret me te mira te Shqiperise dhe shume shpejt ajo mund te merrte edhe stemen e FIFA-s, por shkodrania Soada Tushaj ka vendosur te ndjeke nje rruge tjeter. Prej disa muajsh ndodhet ne Angli, kryesisht per studime, por po vazhdon edhe pasionin e saj- arbitrimin.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport” ajo ka zbuluar se deshira eshte te vazhdoje ne Angli edhe pas perfundimit te studimeve sepse Federata e Futbollit te ketij vendi, e ka vleresuar ashtu si duhet. Per me teper, lexoni intervisten e dhene nga Soada per gazeten tone:
– Soada, ju kemi ndjekur permes rrjeteve sociale dhe shohim qe prej disa muajsh ndodheni ne Angli, aty ku po vazhdoni pasionin tuaj, arbitrimin. Çfare ishte kjo levizje?
Po eshte e vertete qe jam spostuar ne Angli prej mesit te dhjetorit te vitit te kaluar. Ne kete vend kam nisur studimet Master dhe paralelisht me to, kane vijuar edhe me arbitrimin.
– Ju paskan pritur mire mesa duket?
Po dhe te them te drejten, edhe une jam befasuar ne njefare menyre. Jam paraqitur ne Federate dhe me kane dhene besim per te arbitruar. Per momentin kam arbitruar ne kampionatin profesionist te femrave ku kam patur fatin te arbitroj edhe ekipe si Liverpuli si dhe ne kategorine e peste te meshkujve.
– Dhe cila ka qene performanca juaj?
Si sezoni im i pare ketu, kam marre vleresime pozitive dhe pres te ngjitem ne kategori ne menyre qe ne sezonin e ardhshem te drejtoj edhe ne kategorine e kateert te meshkujve, paralelisht me Superligen e femrave.
– Ne foto apo video te ndryshme ju kemi pare te arbitroni edhe si kryesore, por edhe si asistente. Çfare po ndodhe?
Ne te dy keto role sepse ketu Federata te aktivizon ne dy ndeshje gjate ne jave, nje si krysore dhe nje si asistente. Krejt ndryshe prej sistemit ne Shqiperi ku fokusohemi vetem tek njeri rol.
– Studimet tuaja jane njevjeçare. Si e shikoni vazhdimesine?
Studimet zgjasin nje vit, por une kam edhe dy vite te tjera vize qendrimi ne kete vend ku dhe kam me shume mundesi per te ardhmen. Kjo do te thote se mund te ngjare karriera ime do te vazhdoje ne Angli. Duke qene se shoh nje vleresim nga Federata e ketij vendi, qe ne fakt nuk e kam pritur te ndodhte kaq shpejt, me shume mundesi do te vazhdoj ketu.
– Por ne Shqiperi mund te ishte ndoshta shume afer stemes se FIFA-s…
Eshte e vertete ajo qe thua, por kjo eshte nje sfide ne vehte sepse te arbitrosh ne nje vend si Anglia ku ka nje nivel shume me te larte futbolli, eshte tjeter gje dhe nje kenaqesi e madhe ne aspektin profesional. Per pak kohe do kaloj te arbitroj ne nje nivel me te lart edhe ne futbollin e meshkujve dhe kjo eshte nje kenaqesi e madhe.
– Mendoni se ne Shqiperi nuk ju kane vleresuar aq sa duhet?
Nuk mund ta them kete gje sepse ne shqiperi kam qene nje nder te paktat femra me te aktivizuara dhe me ndeshje te rendesishme. Por kjo zgjedhe eshte personale per te arrite me lart, jo vetem ne karrieren sportive por edhe ate akademike./SHKODRA-SPORT.COM/