Nje nga emrat me te rendesishem te kombetares shqiptare pas viteve 90 padyshim qe eshte Lorik Cana. Ish- kapiteni i kuqezinjve ka qene nje lider i vertet ne fushen e lojes dhe mbetet i tille edhe sot e kesaj dite jashte saj.

Lorik Cana ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për mediat amerikano latine ku në fokus ishin dy ekipet, të cilat u ndeshën në Parma.

I pyetur mbi kuqezinjtë, ish-kapiteni legjendar tha: “Shqipëria ka një ekip të ri. U kualifikuam në Euro 2024 si të parët në grupin tonë. Nuk mendoj se është diçka e rastësishme pasi disa prej futbollistëve tanë luajnë në ekipet shumë të mira në Europë”.

Pasi i kërkuan që të ishte më konkret, Cana argumentoi mendimin e tij duke pohuar se: Shqipëria ka një ekip me të ardhme. “Mendoj se lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani e Broja do të jenë çelësi i suksesit në të ardhmen”- eshte shprehur Lorik Cana./www.shkodrasport.com/