Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është tepër optimistë se Shqipëria mund ta arrijë të marrë 4 pikë në dy përballjet me Islandën dhe Moldavinë për ndeshjet eliminatore të EURO 2020-ës.

I ftuar në programin “Ora e Tiranës” të Top Channel, Cana foli dhe për shtrirjen e projektit të fondacionit “Lorik Cana 5” në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndër të tjera, ai e konsideroi teknikun Edy Rejan si trajnerin më me eksperiencë që ka pasur Shqipëria.

“Projekti fondacionit: Që prej fillimit të fondacionit, që e kisha menduar para se të tërhiqesha nga futbolli. Kur lashë futbollin, u mora më shumë me fondacionin, sepse koha më lejoi që të përkushtohesha më shumë dhe kisha tepër energji. Kisha dëshirën që të bëj mirë për shoqërinë nëpërmjet këtij fondacioni.
Sigurisht duke qenë njeri i sportit, kontributi më i mirë që mund të japësh është të kontribuosh për fëmijët. Këta fëmijë janë brezi i ardhshëm. Kështu ka filluar hulumtimi i këtij programi. Kjo mund të jetë pikënisja.

Na shkruajnë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë për të shkuar dhe aty. Kemi dëshirë të jemi prezent. Kemi gjetur gadishmëri nga Bashkia e Tiranës. Kemi gjetur të njëjtën dëshirë, bashkëpunim dhe në Elbasan, Shkodër për t’ju mundësuar këtyre fëmijëve këtë realitet. Janë partnerët tanë. FSHF-ja na ka ndihmuar për gjetjen e terreneve në Shkodër, Elbasan. Kemi dëshirë të shtojmë këto terrene.

Patjetër, ne targetojmë grupmoshën më të vogël, që me moshat parashkollore. Kemi nevojë për mjetin. Mjeti jonë është fusha multisportive. Është njësoj si të kesh makinë, por nuk i kushton kohë dhe nuk di si ta drejtosh. Ne i ndihmojmë fëmijët me programin tonë. Është program i posaçëm për këta fëmijë dhe për këto terrene. Njerëzit e mbajnë gjallë këtë program. Kemi filluar me Tiranën.

Kemi dy vjet që i përfshijmë fëmijët në programet sportive. Kem dëshirë të vazhdojmë të rritemi në Tiranë, sepse këtu jetojnë një numër i madh njerëzish dhe fëmijësh. Në 1 qershor besoj se do të shkojmë dhe në dy qytete në Kosovë. Kemi takuar kryetarin e Komunës së Shkupit, Gostivarit. Qëllimi jonë është të përfshijmë sa më shumë fëmijë.

Çfarë i mungon si futbollist: Adrenalina, në sensin e të luajturit në fushë. Është ndjesia që para ndeshjes të kap ‘flutura në stomak’, pjesa e përqëndrimit, të ndash çdo kujtim me shokët me publikun. Lidhja me publikun e rëndësishme.

Largimi nga futbolli më ka dhënë mundësi t’i përkushtohem më shumë familjes. Jetoj midis Tiranës, Prishtinës, Romës dhe Gjakovës. Vitin e parë i jam përkushtuar shumë familjes. Kur je aktiv në futboll, nuk ke kohë të udhëtosh shumë me familjen, njerëzit e tu. Kur u tërhoqa, djali im ishte 9 muajsh, tani është 3 vjeç e gjysmë.

Jam fat që qëndroj shumë me tim bir. Kam parë prindër të tjerë, që punojnë shumë dhe kalojnë me familjen vetëm një orë në darkë. E kam menaxhuar kohën se si të qëndroj më shumë me tim bir. Koha ka bërë që të jem më shumë i lidhur me të.

Djalin tim do e shtyj që të përfshihet në sport, nuk dua që të jetë asnjëherë larg sportit. Sporti të shoqëron për çdo gjë të mirë gjatë gjithë jetës. Të jep disiplinë, të mëson shumë për jetën nëpërmjet tij. Do ta përfshij në sport, jo domosdoshmërit në futboll. Varet për çfarë do të jetë i zoti. Nëse do të bëhet profesionist, është zgjedhja e tij.

Kombëtarja e Shqipërisë: Kjo skuadër mund të japë shumë. Ka dhënë shumë dhe mund të arrijë më shumë. Kemi ‘kockë’ të fortë, lojtarë me eksperiencë. Shpresojmë që të arrijmë suksese. Do të ndodhemi në një moment vështirësie kur të largohet pjesa më me eksperiencë. Për disa vite mund të na japë kënaqësi kombëtarja.

Edi Reja: Ka shumë eksperiencë në Itali. Di t’ia marrë më të mirën grupit. Nëse lojtarët arrijnë ta ndjekin dhe dalin cilësitë, mund të arrijmë shpejt te rezultatet.

Parashikimet për ndeshjet: Nuk e kemi filluar mirë. Franca do ta dominojë grupin, sepse përveçse është kampione e botës ka shumë cilësi në ekip. Kemi rival direkt Turqinë dhe Islandën, nuk jemi larg prej tyre. Ajo humbje me Turqinë na prishi punë. Pas Andorrës, kemi ndeshje në transfertë me Islandën, që e kemi shumë të vështirë.

E mira është të kthehemi me një pikë. Është e realizueshme, se nuk ka distancë të madhe mes ekipeve. Të bëjmë pastaj detyrën me Moldavinë. Reja tha që do të firmosë për 4 pikë. Edhe po njësoj mendoj. Mbase mund t’i fitojmë të dyja. Me Islandën është ndeshje e rëndësishme se do të ndikojë dhe për takimin me Moldavinë./newsport/