HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELuajnë dy vendet e para të kampionatit, njihuni me formacionet zyrtare të...

Luajnë dy vendet e para të kampionatit, njihuni me formacionet zyrtare të ndeshjes Egnatia-Vllaznia

Egnatia pret në Rrogozhinë ekipin e Vllaznisë sot në orën 15:00, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Egnatia vjen si kryesuese e kampionatit, me 8 pikë diferencë nga shkodranët dhe për t’u mos harruar edhe eliminimi që i shkaktoi ekipi i Tetovës, kuqebluve në Kupë gjatë mesjavës.

Një takim me shumë vlera për rrogozhinasit, që në rast të një rezultati pozitiv, mund të thellojnë edhe më shumë distancën dhe të sigurojnë në njëfarë mënyre vendin e parë.

Vllaznia vjen nga një periudhë me plot ulje-ngrije. Shkodranët regjistrojnë 7 ndeshje pa fitore dhe pas eliminimit në Kupë që i shkaktoi pikërisht Egnatia, në Shkodër u shkarkua edhe trajneri Qatip Osmani . Pasardhësi i tij do të ishte pikërisht Tomas Bërdariç, një trajner që e ka drejtuar ekipin shkodran edhe më përpara, ku ka fituar edhe një Kupë të Shqipërisë, për të mos harruar që ka qenë shumë afër titullit kampion, ku vetëm diferenca e golave bëri të mundur që të shpallej Teuta e tillë, në sezonin 2020-2021.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA (4-3-3) : Sherri; Fangaj, Malota, Dylis, Xhemajli; Aleksi, Zejnullai, Drame; Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro | Trajner: Edlir Tetova

VLLAZINA (4-4-2) : Qarri; Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj; Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Sala; Mala, Balaj | Trajner: Tomas Bërdariç

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments