Goli i pare me kombetaren shqiptare per Elseid Hysajn, per me teper ne nje fitore te skuadres tone perfaqesuese, ne nje ndeshje ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, ka entuziasmuar te gjithe.

Ne familjen “Hysaj” nuk jane permbajtur nga ky gezim. Bashkeshortja e Elsit ka shperthyer ne lot ne stadium. Po ashtu edhe e ema, e motra dhe sigurisht edhe i ati, njeriu qe ka bere gjithçka qe djali i tij te jete ne keto nivele ku eshte sot.

Ne nje prononcim per “sport ekspres”, Gezim Hysaj shprehet keshtu per golin e Elsit: “Është një kënaqësi e madhe që e shoh djalin tim të arrijë të shënojë. Suksese gjithë Kombëtares, na kënaqën me këtë ndeshje, na kanë larguar të keqen e Francës.

Bravo të gjithëve. Besoj se Hysaj është një lojtar profesionist dhe deklaratat i ka bërë në mbrojtjë të ekipit. Nuk ka asnjë problem se ne me tifozët jetojmë gjithmonë. Është një kënaqësi që kemi ardhur sërish në Shqipëri”.

Gezimi ka shkuar vete refugjat ne Itali shume vite me pare dhe me pas mori edhe te birin qe deri ne moshen 14 vjeçare ishte pjese e KF Shkodra, per ta angazhuar ne ekipet italiane, ku sidomos tek Empoli i dha hovin e madh ne karriere, ekip prej te cilit kapi edhe kombetares, me te cilen sot mban edhe shiritin e kapitenit.