ose Mourinho në një intervistë të dhënë për “Canal 11”, ndër të tjera ka folur për Cristiano Ronaldon, duke u shprehur se ai është një fenomen, mendon vetëm të fitojë dhe të bëjë më mirë.

Sipas “Special One”, kur CR7 të jetë në moshën 50 vjeçare, FIFA do e grumbullojë për një ndeshje mes legjendash, ai do shënojë sërish një gol.

“Cristiano Ronaldo? Ai është një fenomen. Ai mendon vetëm të fitojë dhe të bëjë më mirë. Për këtë që ai ka bërë nuk befasohem për asgjë.

Mendoj se ky është një rast për t’u studiuar, edhe për mentalitetin e tij. Kur ai të jetë 50 vjeç, FIFA do e grumbullojë për një ndeshje mes legjendash, ai do shënojë një gol”, ka thënë Mourinho./newsport/