Bylisi do të përballet me Vllazninë ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 13:00, takim i vlefshëm për javën e 18-tyë të “Abissnet Superiore”.

Me ardhjen e Naxhi Shensoi në stolin e ballshiotëve pas largimit të Arian Bellait, kërkohet që skuadra të reagojë pas rezultateve negative në javët e fundit.

Dueli me shkodranët konsiderohet shumë i rëndësishëm për Bylis, i cili në shtëpinë e vet ka fatin të rikthehet të fitorja dhe për ta bërë këtë ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën e tyre në “Adush Muça”.

“Të gjithë bashkë për Bylisin! Të mërkurën në shtëpinë tonë!”, ka shkruar klubi nga Mallakastra në rrjetet sociale.

Ne fakt e njejta thirrje e klubit te Bylisit u be edhe para ndeshjes se kupes me Vllaznine javen e kaluar, madje duke hapur edhe dyert e stadiumit per hyrjen e tifozeve pa bileta, por ne fakt te pranishem nuk ishin me shume se 200 vete. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne ndeshjen e se merkures.